FUSHE KRUJE

I vendoset eksploziv shtyllës së linjës së tensionit të lartë 400kV në Fushë Krujë. Në një njoftim shpërndarë mediave nga Operatori i Sistemit të Transmetimit thuhet se nga vendosja e eksplozivit është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së tënsionit të lartë.


  • foto galeri
  • foto galeri

“Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të  shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.” – thuhet në njoftim.


  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)