Lokali ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e sotëm në Vlorë ishte në pronësi të familjarëve të biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj i vrarë në një atentat të mirëorganizuar në 10 maj 2021 në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, teksa ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po heton dhe për konfliktet e mëparshme të viktimës.

Birçaj u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë.

Emisioni ‘Në shënjestër’ në News24 ka sjellë detaje për ngjarjen e rëndë. Sipas hetuesve dyshimet më të forta, janë se Birçaj kishte grabitur një sasi të madhe droge, të cilën një grup kundërshtar po e sillte nga Amerika e Jugut. Kjo ishte edhe një nga pistat në të cilat policia po hetonte në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit. Nën hetim është vënë edhe lidhja e tij me efektivin antidrogës, Granit Deromemaj. Ky i fundit tha se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë aktiviteti kishte miku i tij jashtë vendit.

Bircaj
Bircaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb