Mediat në Serbi kanë shkruar sot për mundësinë që në dialogun mes Kosovës e Serbisë të përfshihen edhe eksponentë të rinj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar menjëherë duke deklaruar se në dialog ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, por nëse dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.

Pas Vuçiç reagoi për mediat edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ku tha se Rusia assesi nuk do të pranohet të jetë palë e tretë në bisedime, e SHBA-ja dhe Gjermania po.

Për këtë çështje, në një intervistë për media ka folur edhe shefi i stafit në Zyrën e presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku. Në këtë fazë, sipas tij, BE mbetet lehtësues dhe ndërmjetësues, ndersa ka sqaruar se Kosova ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces. /RTK/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: