Kreu i PD Sali Berisha po mban takimin me Kryesinë e Partisë, ku deklaroi se kjo mazhorancë nuk ka asgjë se çfarë t’u ofrojë qytetarëve, përveç mashtrimeve, referuar fushatës për Parlamentaret e 11 majit.

Ndërsa renditi disa nga pikat ku situata nuk po ecën siç duhet, siç janë eksportet, Berisha u ndal te mënyra se si mazhoranca po bën fushatë.

Kryedemorkati u ndal te Zv. kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas tij ka hapur 35 zyra në Lushnje.

“Asnjë qytetar lushnjar nuk i shkon në zyra. Organizon ahengje se nuk i shkon kush, se e dinë që është simboli i vjedhjes. E dinë se vetëm ajo për shkak të pangopshmërisë së saj, merr 16% të buxhetit në një kohë kur, 780 mijë pensionistë marrin 1 të 512 e buxhetit.
Pra mazhoranca është jo vetëm në panik, por është në çdo ditë dhe më të vështirë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Siç e shihni nuk kanë program, kanë vetëm mashtrime. Nuk ofrojnë asgjë qytetarëve, përveç cinizmit të tyre, përveç përçmimit.
E kam thënë dhe them, të përcaktosh në buxhetin e shtetit prej 8 miliardë dhe 200 milionë, 1 të 512 për 780 mijë burra dhe gra pensionistë do të thotë të kesh një urrejtje të papërmbajtur për njeriun. 16 milionë ka lënë për 2025 për pensionistët.
Kjo është në çdo lloj aspekti, përbuzje, përçmim, shumëzim me zero.
Pavarësisht se ata mbahen në këmbë nga Skrapi i partisë, por ka një prokuror dhe një gjykatës që ata nuk e blejnë dhe nuk e shesin dot, dhe ky është gjykimi i qytetarëve. Qytetarët hapin sytë dhe duan të shohin djegësin e Tiranës, shohin malin e plehrave në vend të djegësit të Tiranës, se i kanë marrë paratë.
Qytetarëve iu tha se, portin e ri do ta ndërtojë privati, tani cakton 400 mln euro vetëm transhi i parë, për të plaçkitur vetë, portin, tokën dhe detin.
Qytetarëve iu tha se operohet me pinca të thyera, duke shitur injorancë të pakufishme, në një kohë që del se kanë rritur çmimin e sterilizimit 83 herë. Një rënie dramatike e prodhimit. Gjithçka është sot në masën 70%, është drogë dhe vetëm drogë.
Kjo është e vërteta.
Eksportet rënie në pikiatë. Por eksportet janë prodhim. Nëse ka sektor prodhim dhe punësim janë eksportet. Rënie në pikiatë. Prodhim me rënie, 6 semestra njëri pas tjetrit, 3 vite.
Turizmi si dëshmi e shfrytëzimit kolonial të shqiptarëve, sepse nëse qytetari shqiptar paguan 230 euro për një turist, dhe fiton 4 euro për turist, çfarë është kjo. Këto janë të dhënat zyrtare shqiptare.
A mund të imagjinoni ju, që mbyllen çdo muaj qindra e mijëra vende pune nga falimentimi i fasonëve dhe nuk u jep kush një qindarkë mbështetje, në një kohë që shpenzohen nga buxheti 430 mln euro, për infrastrukturën e investitorëve strategjik të Edi Ramës.
Për tu dërguar atyre, rrugë, ujë e drita e me radhës, investimi është 430 mln euro. Kurse këtyre vetëm me narko euro, i ke dëmtuar 38 përqind, i ke goditur, këtyre nuk u jepet një qindarkë. Për këta nuk pyetet, le të punësohen jashtë vendit, të ikin, të ikin.
Pra janë në situatë katastrofale
Testimet që bëjnë, hapin zyra. Lubi Balluku ka hapur 35 zyra në Lushnje, me gjithë drejtorët e Tiranës. Qytetar lushnjar nuk i shkon në zyra. Organizon ahengje se nuk i shkon kush, se e dinë që është simboli i vjedhjes.
E dinë se vetëm ajo për shkak të pangopshmërisë së saj, merr 16% të buxhetit në një kohë kur, 780 mijë pensionistë marrin 1 të 512 e buxhetit.
Pra mazhoranca është jo vetëm në panik, por është në çdo ditë dhe më të vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb