Ditën e sotme në Galerinë Kombëtare të Arteve u zhvillua ekspozita e kryeveprave të “Novecento-s italiane” . Gjatë ekpozitës që u çel në orën 18:00, kryeministri Edi Rama tha se ky ishte koleksioni i parë me vepra origjinale që vinte.

“Ky është koleksioni i parë që vjen me vepra origjinale në Tiranë. Pa kulturën europiane, identiteti ynë nuk është i plotë. Kemi një vit që përpiqemi të sjellim këtë koleksion në veni,” tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu shtoi se po bëhen përpjekje që vitin e ardhshëm të vijë vepra e Pikasos në Tiranë.

“Arti është ushqim për mendjen dhe zemrën. Vitin e ardhshëm do të sjellim vepra të Pikasos në Tiranë”.
Në ekspozitën me piktura të viteve 1900, ishin të pranishëm dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb