Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Nju Jork, në bashkëpunim me Cinecitta i kanë kushtuar një ekspozitë aktores me famë botërore, Claudia Cardinale.

Pothuaj 70 vitet karrierë janë përmbledhur në këtë event, që si rrallëherë Muzeu i Artit Modern ia kushton një artisti të vetëm, sa kohë është ende në jetë.

Në ekspozimin e 23 filmave, 17 prej të cilëve tashmë të restauruar, 84-vjeçarja Cardinale, nuk mundi të ishte e pranishme, por ekspozita u inaugurua nga vajza e saj Claudia Squitieri.

“Megjithëse e adhuruar në nivel ndërkombëtar për shkak të bukurisë së saj Claudia Cardinale ka treguar përmes roleve në filma, brishtësinë emocionale si edhe inteligjencën”, shkruan MoMA, në përshkrimin e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 21 shkurt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Cardinale flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht, dialektin siçilian si edhe gjuhën tuniziane, pasi ajo ka lindur në Tunizi, nga prindër me origjinë siçiliane.

Bashkëpunimet e Cardinale-s kanë qenë me emra të shquar të kinematografisë botërore si Fellini, Visconti, Abel Gance, Alexander Mackendrick, Sergio Leone, Werner Herzog dhe Richard Brooks. Claudia Cardinale përveç aktrimit është njohur edhe për përpjekjet e saj si aktiviste e të drejtave të grave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb