Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, ka folur për ekstradimin e Nezar Seitaj.


Ajo thotë se Seitaj nuk duhet të ekstradohej për asnjë arsye, dhe se po bëhet një lojë kungulleshkash mes institucioneve, shkruan BalkanWeb


“Nezar Seitaj s’duhet të ekstradohej. Kishte një kriter ndalues, që e detyronte ministren e Drejtësisë mos lejonte largimin. Etilda Gjonaj dhe Arta Marku e kanë larguar topin nga zona e tyre duke u justifikuar se nuk kishin informacione. Që një person të shkojë në paraburgim dhe të pranohet si i tillë duhet të ketë urdhër ndalimi.


Ka një bashkëpunim të segmenteve të caktuara, po luajnë lojën e kungulleshkës me këtë histori, pasi Nezar Seiti mund të konsiderohet i rrëmbyer. Nuk e di çfarë do ndodhë në Itali. Se është dorëzuar pa kaluar në sistemin TIMS në aeroport, prandaj mund të konsiderohet rrëmbim. Institucionet po fshehin një urdhër-arresti që është publik, dihej një gjë e tillë.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkonte autoriteteve të jashtme nëse kishte procedim penal tjetër për këtë shtetas. Po fshehin të vërtetën për këtë ekstradim. Nuk e di nëse ka prapavijë politike,” tha Lala.

(e.f/BalkanWeb)