Gazetari Merin Maçi, i ftuar në emisionin “Open” të moderatores Eni Vasili në News24, ka dhënë detaje nga procesi i ekstradimit të Dritan Rexhepit nga Turqia.
Ai u shpreh se operacioni ka qenë shumë sekret, dhe se Rexhepi është shoqëruar nga autoritetet turke deri në momentin që ka mbërritur në tokën shqiptare.
“Kondiderohej një operacion sekret dhe në fillim policia ka qenë e rezervuar
Një trupë e Interpol Tirana ka mbërritur dje në Stamboll
Autoritetet turke e kanë shoqëruar deri në momentin që ka shkelur tokën shqiptare.
Në 202433 autoritetet shqiptare kanë pasur informacione se mund të kishte hyrë në Shqipëri pas koordinimin me autoritetet në Ekuador.
Ka dy dënime, 25 vite për ngjarjen me Durim Kasmin dhe një dënim për një akuzë për falsifikim dokumentesh të ngritur nga Prokuroria e Fierit.
Nga 2021 ka llogari të hapura mbi çështjen e rrëmbimit dhe vrasjen e Jani Prengës”, tha ai.