TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka bërë thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vendosë nën akuzë dy zyrtare të larta. Kjo për shkak të ekstradimit sipas tij skandaloz dhe të paligjshëm të Nezar Seitit, një prej të akuzuarve të dosjes “Habilaj”.

Reagimi i Manjanit vjen një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjithashtu nën hetim për çështjen e trafikut të drogës nga banda e Habilajve. Për ish-ministrin e Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Krimet e Rënda nuk kanë pse të kursejnë as ministra e as prokurorë nëse duam drejtësi.

“Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit. Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme!
Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!
E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit! Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë! Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!”, shkruan Manjani.

Manjani fb

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb