Bosi i kokainës Dritan Rexhepi, i cili u arrestua të Stamboll të Turqisë, në nëntor 2023 sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie në kuadër të operacionit të ekstradimit të tij.

Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap më 8 nëntor 2023 gjatë një operacioni në Stamboll.

Në vendin tonë, ai akuzohet për tre vepra kriminale: rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, vrasje në Krujë vite më parë, falsifikim dokumentesh në Fier.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb