TIRANE

Janë ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë shtetasi E.Sh 31 vjeç dhe shtetësja F.Xh 69 vjeçe. Shtetasi E.Sh 31 vjeç në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është dënuar nga gjykata e Pogradecit  me 5 vite e 4 muaj burg. Shtetasja F.XH. 69 vjeçe nga ana tjetër e shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘Mashtrim’ dhe  dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg në 2015 për të njëjtën akuzë.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët për evidentimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vepra të ndryshme penale, Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri dy shtetas dhe konkretisht:

– E. Sh, 31 vjeç;

– F. Xh., 69 vjeçe.

Shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 04.02.2014 ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar një sasi lënde narkotike nga Tepelena, me qëllim shitje në qytetet Korçë dhe Pogradec. Shtetasi E.Sh, është arrestuar më datë 21.06.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.12.2012 në Tiranë, shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë. Shtetasja F. XH. është arrestuar më datë 02.11.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb