TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar drejt Turqisë e Italisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se është ekstraduar nga Tirana për në Stamboll, shtetasi italian Donato Crastolla, 47 vjeç, banues në Brindisi Itali.

Gjykata e Izmirit, Turqi, me vendimin nr.No.2012/236, datë 24.09.2014, e ka dënuar 47-vjeçarin me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ai iu dorëzua oficerëve të eskortës turke.

Po kështu është ekstraduar nga Tirana drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Henri Toska (Mersini), 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Monzës, me urdhër arresti nr. 14140/13 RGGIP, datë 05.05.2014, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Ai iu dorëzua oficerëve të eskortës Italiane.

Gjithashtu është bërë ekstradimi nga Tirana drejt Italisë i shtetasit Ylber Demrozi, 33 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Veronës, Itali, ka lëshuar urdhër arrestit nr. 3960/13 RGNR-4288/14 RGGIP, për veprën penale “Grabitje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Keqtrajtim” e “Vjedhje”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: