TIRANE- Është ekstraduar sot për në shtetin italian, një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Burime zyrtare bëjnë me dije se paraditen e sotme, nga ZQK Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i Anton Preçit, banues në Shkodër.

Policia e Shtetit bën me dije se Gjykata e Pistojës, me Vendim Nr.3830/08 R.G. G.I.P, datë 17 janar 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, ndaj 32-vjeçari.

Anton Preçi është arrestuar më 10 shtator të këtij viti në Shkodër me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb