Policia italiane ka informuar se është ekstraduar sot nga Shqipëria në Itali Artur Milaqi 32 vjeç, i arrestuar në shkurt në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Metropolis”.


Ndaj Milaqit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Kolumbia në Itali.


Milaqi konsiderohet kapo i një grupi trafikantësh që transportonin kokainë nga Kolumbia në Holandë e më pas në Itali.


Artur Milaqi pas mbërritjes sot në aeroportin Fiumicino në Romë është transportuar drejt burgut të Breshës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

(d.xh/ BalkanWeb)