Është ekstraduar drejt Rusisë Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit. Kushtetuesja ka dalë në përfundimin se “duhet që të pezullohet urgjentisht vendimi për ekstradimin e Kokanov”.
Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimin e përkohshëm të kësaj procedure. 60-vjeçari rus prej kohësh refuzonte ekstradimin.
Avokatët e rusit pretendojnë se Kokanov po ekstradohet në kundërshtim me ligjin. “Klienti im është duke u ekstraduar në këto momente drejt Rusisë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,-tha avokati i Igor Kokunov, Isuf Shehu. Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.
Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë, që është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Kukunov u ndalua në Muriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar. Ai më herët kishte kaluar në Gjermani e në Malin e Zi.
Igor Kokunov akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. I njohur ndryshe si Vasya Bandit, ai u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.
(BalkanWeb)