Ekstradohet nga Bullgaria për në Francë, një francez që dyshohet të jetë i lidhur me terroristët e sulmit vdekjeprurës në Paris. “Autoritetet franceze thanë se Fritz Joly Joachin është arrestuar, ndërsa po mundohej të kalonte kufirin për në Turqi”, raporton BBC. Ai ka pranuar se ka pasur lidhje me sulmuesit e Charlie Hebdo por ka mohuar të ketë qenë në dijeni me planet e tyre. Joachin akuzohet se ka qenë i lidhur me grupe terroritste që kanë dërguar njerëz në Siri. Policia franceze ka thënë se ai kishte lidhje me vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: