Ekstradohet nga Danimarka një 27-vjeçar nga Shkodra, i cili akuzohet për vrasjen e “Nardit të Bujtinave”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen i shtetasit me inicialet Kristian Sulaj, alias K.M.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim. Në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar tre persona, që ndihmuan në vrasjen e ‘Nardit të Bujtinave’. Bëhet fjalë për Gilbert Toma, Kleandro Toma (vëllezër) dhe Alfred Martini (vëllai i Sulajt).

NGJARJA
Shtetasi Kristian Sulaj, është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20 mars të këtij viti, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi Nard Polia, i njohur ndryshe si ‘Nardi i Bujtinave’. Menjëherë pas ngjarjes, Sulaj ka kaluar në njërën prej pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi dhe më pas është kapur në Danimarkë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: