TIRANE– Një shtetas kosovar, i dënuar në mungesë për falsifikim, është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri nga Interpol Tirana.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Elez Rrahmanaj nga Suhareka e Kosovës, është dënuar nga Gjykata e Tiranës një vit më parë me 9 muaj burg për “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

“Nga hetimi paraprak e gjyqësor ka rezultuar se 48-vjeçari Rrahmanaj ka falsifikuar pasaportën e tij, duke vendosur në të një vizë polake të falsifikuar”, thanë burimet policore.

Dorëzimi i Rrahmanajt tek agjentët e Interpol Tiranës është bërë nga zyra homologe e Wiesbadenit në Gjermani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb