RINAS

Një 30-vjeçar nga Kuçova, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë. Sipas Policisë, shtetasi i ekstraduar është Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë. Ai u dënua në mungesë me 5 vite burg  për trafik droge.

Njoftimi i policisë:

“Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg. Nga Specialistët e  Z.Q.K Interpol Tirana u bë ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkomëtar: Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë. Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik”- njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb