TIRANË – Karta e identitetit dhe telefoni celular brenda në çantën me drogë, që iu kap nga Policia, ka çuar në pranga 22-vjeçarin Robert Mulgeci, pavarësisht se 3 vjet me vonesë.

Interpoli shqiptar e ka kthyer sot në Tiranë, 22-vjeçarin Mulgeci, i cili u ekstradua nga Milanoja e Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg për shitjen e lëndëve narkotike.

Mulgeci është evidentuar si shpërndarës droge në tetor të viti 2008, kur gjatë një operacioni policie në sheshin “Nënë Tereza”, ai sëbashku me një person tjetër është larguar me shpejtësi duke braktisur çantën në të cilën policia gjeti 3 qese me kanabis, secila me peshë 12.4 gramë, kartën e identitetit të vetë Mulgecit , një aparat telefoni dhe dokumenta të tjera.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Mulgeci iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: