Ekstradohet nga Spanja, Ismail Zeneli, raporton për Balkanweb gazetari Igli Çelmeta.

Ai ishte arrestua në dhjetor 2023 nga autoritetet spanjolle, ndërsa ishte një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, si pjesë e grupit ku u arrestua dhe Erzen Brecani.

Ismail Zeneli, sipas SPAK, është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ismail Zeneli akuzohet për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe materiale për te kryer vrasje”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit Breçani, kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine. Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Në dosjen e SPAK sqarohet se më datë 18.05.2013, në rrugën “Church Road” në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shiptare. Shtetasi Xhem Krasniqi ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, Albert Nela.

Xhem Krasniqi, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria. Edhe Ismail Zeneli e kishte ndërruar emrin.

Ismail Rexhep Zeneli, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës.

Në dosje, Ismail Zeneli bisedon me Bujar Ajetin, i cili ka marrë përsipër ta ndihmojë në këtë hakmarrje dhe i kërkon të gjejë vendndodhjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, të cilët ishin autorët e vrasjes së vëllait të tij. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.

Në vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, i identifikuar si përdorues i SkyEÇcHFNERI dhe SkyEÇ¢Q3QNV9 ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Germizi identifikuar si përdorues i SkyEÇ¢Ç4RE2.

Nga bisedat dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vellezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarjen per vrasjen e vellait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e baneses së vëllezërve Nela. Ai nëpërmjet perdoruesit JTDOFN ka krijuar kontakt me punonjesin e policise Dedan Gjoni, identifikuar si perdorues i SkyEÇ DMI6CF, me të cilin ka lidhur kontaktet dhe nëpernjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemet e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb