Partitë e ekstremit te djathtë në Gjermani kundërshtojnë hapur politikën për emigrantët, pasi sipas tyre, kjo ka shtuar numrin e vrasjeve dhe shqetësime tek popullsia gjermane.

Sipas të dhënave të publikuara, theksohet fakti se nga viti 1992 ka rënë numri i vrasjeve, por janë pikërisht emigrantët, të cilët siç pretendojnë përfaqësuesit e ekstremit të djathtë, mbajnë “firmën” e vrasjeve  në vend.

Gjatë dy javëve të kaluara, qyteti gjerman i Chemnitz është përfshirë në tension të ndezur për çështjen e emigrantëve dhe krimit.

Protestat nga e djathta e largët filluan pasi dy emigrantë, një sirian dhe një irakian, u arrestuan pasi një burrë 35-vjeçar gjerman u godit për vdekje me thikë, raporton BBC.

Zëvendëskryetari i AFD-së, Beatrix von Storch, tha për programin e BBC “Radio 4 Today” se: “Ne kemi 447 tentativa për vrasje nga emigrantët e paligjshëm në vitin e kaluar”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, 27 emigrantë të paligjshëm, kryen ose u përpoqën të kryenin vrasje ose tentativa në vitin 2017.

Krimet kanë tipologji të ndryshme, ndërsa edhe shkalla dhe rrezikshmëri lidhet edhe me të dhënat demografike, kryesisht moshat nga 14-30 vjeç shfaqin sjellje të rrezikshme për komunitetin.  Këto të paktën janë pretendimet e ekstremit të djathtë.

( n.m/ BalkanWeb/ )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb