AUSTRALI

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison i bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të ushtrojnë presion ndaj gjigandëve të teknologjisë me synim që të zgjidhet problemi i hapësirës që po i lihet ekstremizmit në internet.

Në një letër të bërë sot publike, Scott Morrison i kërkoi liderëve të G-20-ës , kryeministrit japonez, Shinzo Abe për ta ngritur si çështje gjatë samitit të grupit në Osaka në qershor.

Morrison është në mesin e një fushate të vështirë zgjedhore dhe partia e tij konservatore po përballet me akuza të vazhdueshme sipas së cilave ai po mbështet ndjenjën e urrejtjes anti-emigracion për t’i bërë qejfin një pjese të bazës së tij.

Kryeministri është prononcuar disa herë në publik për të denoncuar ekstremizmin që nga sulmi ndaj dy xhamive në Zelandën e Re fqinje nga një supremacist i bardhë, ku u regjistruan 50 të vdekur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb