EKUADOR

Një tjetër person që mendohet të ketë lidhje të afërta me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar teksa përpiqej të largohej nga Ekuadori, raporton Ministria e Punëve të Brendshme në këtë shtet. Për qëllime hetimore, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti i tha Associated Press se personi i arrestuar mësohet të jetë Ola Bini, zhvilluesi suedez i softuerit. Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë pasi Assange u arrestua në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

“Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni”, tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë të lëshuar në orët e vona të së enjtes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb