Kaleb Ekuban është bërë protagonist i fitores së rëndësishme që Xhenoa mori në transfertë përballë Empolit. Sulmuesi italo-ganez, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, ishte një nga autorët e golave në këtë sfidë.

Xhenoa gjeti golin e parë me anë të Badelj në fillimin e pjesë së dytë të takimit, ndërsa më pas ishte Empoli që kishte mundësinë të barazonte, por Espozito humbi një 11-metërsh. Trajneri Viera i dha hapësirë Ekuban në minutën e 63-të dhe vetëm 5 minuta më vonë, pikërisht sulmuesi ishte ai i cili shënoi golin e rezultatit 2-0

Espozito shleu gabimin në minutën e 74-t, duke shkurtuar diferencën. Por sulmet e minutave të fundit për Empolin nuk sollën një tjetër gol. Kësisoj, Xhenoa mori tre pikët me fitoren 2-1 dhe e sheh veten përsëri larg zonës së ftohtë të klasifikimit, ku gjendej deri pak javë më parë.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Parma mundi 2-1 Monzën, për t’u shkëputur edhe një herë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb