Publikohen pamjet nga ekzekutimi mafioz që ndodhi në stacionin qendror të trenave në Frankfurt, aty ku ka një fluks lëvizjesh ditor prej 500 mijë njerëzish.

Nga pamjet duket një vrasje e shpejtë. Autori i afrohet viktimës nga pas, i vendos armen në drejtimin e kokës dhe qëllon nga disa centimetra larg.

Viktima rrëzohet dhe autori tërheq përsëri këmbëzën.

Është gjakftohtësia që e bën këtë krim kaq të pakuptueshëm.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për 11 sekonda, më pas autori largohet qetësisht, sikur s’ka ndodhur asgjë, duke lënë pas një person të shtrirë dhe një pellg gjaku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb