Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shengjin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se nën masa të rrepta sigurie, 29-vjeçari u paraqit këtë të premte në prokurori, ku iu komunikua akuza për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Dosja penale pritet tani të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e ndarë nga dosja e të akuzuarve të tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb