Zbardhja e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër duket e pamundur për gazetaren e News24 Klodiana Lala. Nga studio e emisionit “Opinion”, Lala duke cituar burime nga prokuroria tha se hetuesit kanë pak fakte në dorë.


“Nga burimet zyrtare të prokurorisë, e gjithë trajektorja që kanë ndjekur autorët, ata kanë zgjedhur një rrugë që kamerat janë pa memorie, pa aty ka një dorë të fortë që kontrollon gjithë zonën. Sa i përket automjetit të djegur nuk është gjetur asnjë provë”, tha gazetarja.


Ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës.
Pas kësaj ngjarje, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb