Franca ka identifikuar shtetasin e dytë francez në videon e ISIS, e cila tregon ekzekutimet me heqje koke të disa ushtarëve sirianë dhe të një punëtori amerikan të ndihmës. Sipas autoriteteve franceze bëhet fjalë për Mickael Dos Santos, 22 vjeç.

Dos Santos, i kthyer në fenë Islame, vjen nga një lagje e Parisit. Militanti tjetër francez në po të njëjtën video është identifikuar si Maxime Hauchard.

Videoja është shfaqur në fundjavë dhe tregon ekzekutimin e punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig dhe të dhjetëra ushtarëve sirianë. Nga të dhënat mësohet se rreth 1,000 xhihadistë francezë besohet se luftojnë në Siri dhe Irak.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: