Gjatë orëve të vona të natës, pasi ka kryer hetimet paraprake, policia ka lëvizur mjetin tip “Benz” të 27-vjeçarit Benjamin Boshani, i ekzekutuar në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” video të momentit ku lëvizet mjeti i të riut, i cili ishte kthyer në Shqipëri prej pak ditësh, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali për trafik droge.

  • foto galeri

Deri më tani pistë kryesore e hetimit dyshohet të jetë vrasje për prishje të ndonjë pazari të mundshëm të trafikut të lëndëve narkotike.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se i riu Benjamin Boshani u ekzekutua me 8 plumba.

Ai ka qenë në makinën e tij kur i është bërë atentati. Ndërkohë që makina ka dalë jashtë rruge dhe kanë qenë qytetarët më pas që kanë telefonuar policinë e Vlorës për mjetin dhe se brenda tij gjendej një person i pajetë.

Policia ka kryer veprimet paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb