Një ngjarje horror ka ndodhur në Meksikë, teksa janë ekzekutuar tri nëna me gjashtë fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe dy foshnje binjake. Ngjarja ka ndodhur nga një sulm i karteleve meksikane, ndërsa ka bërë bujë në mediet e huaja.

Njëra prej viktimave, Ronita Maria LeBaron, është gjetur e vrarë në makinë e saj të bërë shoshë nga plumbat dhe të djegur nga flakët, bashkë me dy binjakët e porsalindur dhe dy fëmijë të tjerë, 8 dhe 10 vjeç.

Më pas autoritetet kanë gjetur edhe trupat e Dona Rej Langford dhe Kristina Maria Langford, 43 dhe 31 vjeçe, bashkë me dy fëmijët e Donas, 11 dhe 3 vjeç.

Familjes i ishte zënë pritë, teksa po shkonin te një dasmë mormone. Gratë kishin dy nënshtetësi, meksikane dhe amerikane, dhe dasma për ku ishin nisur do të bëhej në Arizona të SHBA-ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb