Një 40-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Mësohet se viktima është Hekuran Billa, një person që dyshohet me precendentë penalë. Billa u gjet i pajetë në makinën e tij me targa AA888OH, ndërsa forca të shumta ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para të mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar nga një makinë në ecje, e cila është larguar më pas me shpejtësi. Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorit. Ndërkaq po mblidhen dëshmi dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me një krim për të cilin është akuzuar Billa 14 vite më parë në Britaninë e Madhe dhe për të cilin ka bërë dhe burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb