Një biznesmen spanjoll është qëlluar me plumb në zemër jashtë vilës së tij luksoze, në Spanjë. “The Sun” raporton se është ekzekutuar në atentat 39-vjeçari Peter Andrew Williamson, nga Salford, sapo ka parkuar “Audi-n” e tij.

Media britanike ka publikuar dhe foton e biznesmenit të vrarë, ndërsa shkruan se ai është qëlluar nga një makinë tjetër pas kthimit nga palestra. Ai është qëlluar me shtatë plumba në zemër, duke ndërruar jetë në vend.

Mediet raportojnë se pista kryesore e hetimit është ajo e lidhjes së biznesmenit me drogën, pasi ai ishte arrestuar më parë nga policia spanjolle për transport kanabisi. Nga ana e saj, policia angleze vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Biznesmeni
Biznesmeni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb