SPANJE- Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë në Spanjë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen ‘La Pastoreta’ në Tarragona. Mediat spanjolle raportojnë se viktima është një 43-vjeçar shqiptar, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.

‘Okdiario.com’ shkruan se shqiptari banonte në këtë zonë. Shërbimet emergjente rreth orës 00.45 janë njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe se kishte një plagë me armë zjarri (Dyshohet pistoletë). Ndonëse ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, shqiptari kishte vdekur.

Sipas “Diari de Tarragona”, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u vra shqiptari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: