KURBIN

Më pak se 24 orë nga ngjarja e rëndë që tronditi Laçin në natën e Shna Ndout, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 24-vjeçarit Viktor Shkorreti.

Zyrtarisht bëhet e ditur se si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Policia e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhej ngjarja si dhe të dentifikohej autori i dyshuar i vrasjes. Krimi ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit.

Në foto, 24-vjeçari i vrarë

Viktima Shkorreti
Viktima Shkorreti

Policia e Shtetit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit Emanuel Koca, 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb