KURBIN

Laçi mbrëmë është tronditur nga një vrasje e ndodhur pranë stadiumit të qytetit. Një atentat është bërë kundër një 24-vjeçari, duke e lënë atë të vdekur. Viktima është Viktor Shkorreti.

Policia tha se është identifikuar autori i dyshuar dhe është bërë shpallja e tij në kërkim. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i shpalluri në kërkim është Emanuel Koca 32 vjeç nga Mirdita, por jeton në Tiranë.

  • foto galeri

Koca dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Shkorretin mbrëmë në Laç, pas një sherri të çastit për parkim të makinës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb