Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Pam Bondi ka urdhëruar prokurorët federalë të kërkojnë dënimin me vdekje për Luigi Mangione nëse ai shpallet fajtor për vrasjen e drejtorit të United Healthcare Brian Thompson dhjetorin e kaluar.

“Vrasja e Brian Thompson nga Mangione, një burrë i pafajshëm dhe baba i dy fëmijëve të vegjël, ishte një vrasje e paramenduar, gjakftohtë që tronditi Amerikën,” tha Bondi në një deklaratë.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, i kam udhëzuar prokurorët federalë që të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë rast, ndërsa ne avancojmë axhendën e Presidentit Donald  Trump për të ndaluar krimin e dhunshëm dhe për ta bërë Amerikën përsëri të sigurt”, shtoi ajo.

Një nga akuzat federale kundër Mangione, vrasja me armë zjarri, e bën atë subjekt të dënimit me vdekje nëse dënohet. Mangione akuzohet se qëlloi për vdekje Thompson jashtë një hoteli Hilton në Manhatan, ndërsa CEO i United Healthcare ishte rrugës për në një konferencë investitore më 4 dhjetor.

Ai u arrestua në Altoona, Pensilvani, pesë ditë pas vrasjes dhe u ekstradua nga Pensilvania në shtetin e Nju Jorkut më 19 dhjetor s. Ai do të kthehet në gjykatën federale më 18 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb