Në vijim të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, një tjetër shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është sjellë para drejtësisë.

Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pasi u kap në Bari gjatë një operacioni të koduar “Informacioni”, të zhvilluar në janar 2024.

Tufa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krujës, në vitin 2021, e dënoi atë me 30 vjet burgim për vrasje me dashje, të kryer në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2020, në fshatin Nikël të Krujës, Agron Tufa, së bashku me një bashkëpunëtor të tij, shtetasin H. R., realizuan një akt të rëndë kriminal, duke vrarë me armë zjarri shtetasin K. H. dhe më pas duke djegur trupin e tij, në përpjekje për të zhdukur provat.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël.

Ky shtetas u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb