Personi që shihni në foto është Mexhit Picari, 52 vjeç autori i dyshuar për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një lokal të njohur në Gjykatën e Tiranës.

BalkanWeb ka siguruar fotot e autorit, i cili pak pas krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Hyundai, duke u arrstuar pak orë më vonë. Mësohet se Picari ka qenë polic burgu.

Mësohet se shkak i vrasjes është bërë procesi i divorcit që kishte nisur mes vajzës së autorit dhe viktimës, ndërsa martesa ishte shoqëruar me sherre, dhunë dhe akuza të ndërsjellta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb