Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shqiptar të dënuar me 25 vite burg për vrasje.


Policia raporton se është ekstraduar 53-vjeçari Fatos Metushi nga Fieri, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të shtetasit S. A., më 1997.


Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Falë bashkëpunimt të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë të shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.


Shtetasi Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(BalkanWeb)