Policia e Hungarisë ka arrestuar një shtetas sirian, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e organizatës terroriste ISIS. Jo vetëm kaq, por i riu sirian besohet se ka qenë pjesë e skuadrave të pushkatimit të IS.

Ai ia kishte dalë që të jetonte në Maltë për disa kohë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Hassan Farhoud, 27 vjeç, u arrestua në Hungari në fillim të kësaj jave dhe u akuzua se ishte anëtar i një organizate terroriste, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Farhoud u akuzua gjithashtu për vrasjen e njerëzve, të afërmit e të cilëve nuk kishin pranuar të hynin në ISIS. Vitin e kaluar, Farhoud ishte shpallur fajtor nga një gjykatë malteze për mbajtjen e një karte identiteti italiane të rreme. Atij i ishte dhënë një dënim me gjashtë muaj burg, i pezulluar për dy vjet. Burri i kishte thënë gjykatës se do të kthehej në Greqi, ku jetonte.

Sipas raporteve të mediave hungareze, hetuesit hungarezë kanë intervistuar një numër njerëzish në lidhje me arrestimin, përfshirë edhe shtetasit maltezë. Policia në Maltë ka bashkëpunuar me autoritetet hungareze dhe greke.

Në dhjetor, Farhoud ishte arrestuar në Budapest në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, por lidhjet e tij me ISIS u shfaqën gjatë hetimeve pasuese. Burime të inteligjencës greke konfirmuan se Farhoud udhëtoi në Greqi në vitin 2016 dhe iu dha azili vitin e ardhshëm. Në atë kohë, ata nuk kishin asnjë informacion që e lidh atë me ISIS.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb