GJERMANI- Dy persona ende të paidentifikuar qelluan me arme mbrëmjen e djeshme një 46-vjeçar shqiptar në qytetin gjerman të Visselhëvede, ndërsa sot policia ka mundur të gjejë motorin që kanë përdorur atentatorët.

auto_514764001-schiesserei-grundschule-visselhoevede-rotenbug-2jWxxcFoee1484062791
Sipas mediave gjermane, motori tip “Kavasaki” është gjetur në qytezën Bad Fallingbostel pas një restoranti “Mc.Donald”, i fshe hur në një shkurre, ndërsa ende policia nuk ka ndonjë të dhënë tjetër për autorët.

Sipas Kreiszeitung.de, ka dyshime të forta që edhe autorët e krimit mund të jenë shqiptarë, ndërsa krimi dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje.

Shqiptari u qellua paraditen e djeshme, ndërsa merrte vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor iu afruan dhe e qëlluan me armë. Vajza e tij ka parë gjithë skenën e krimit dhe ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike në spital.
914321050-p1092610jpg-NVa71483997361
I plagosuri ka punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë. Për këtë veprim shqiptari u dënua me një vit burg dhe pasi kreu dënimin kërkoi azil në Gjermani. Sipas policisë gjermane motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja, ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb