TIRANË

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa është ndalur konkretisht tek ideja e propozuar nga Ambasada Amerikane, e cila tha sot se palët duhet t’i drejtohen për opinion Komisionit të Venecias.

Me një deklaratë për mediat, Petrit Vasili, thekson se ideja e ‘Venecias’ po përdoret si alibi për kapjen e drejtësisë nga kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se bllokimi i kushtetueses është një sabotim i qëllimshëm i integrimit europian. Sipas Vasilit, sot ekzistojnë dy zgjedhje; vendosja e shtetit të së drejtës ose rrëmbimi i tij nga kriminelët.

Fjala e Vasilit:

Kushtetuta dhe shteti i se drejtes janë vënë sot nën një sulm kriminal, të hapur, nga ana e Edi Ramës dhe rilindjes së tij. Strategjia e vetme e Edi Ramës, e cila duhet të jetë tashmë e qartë për çdo shqiptar, është që drejtësinë ose ta rrëmbejë, ose ta bllokojë.

Kjo strategji, është tashmë shumë e qartë për Gjykatën Kushtetutese, si institucioni themelor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve.Pas tentativave kriminale të rrëmbimit të kësaj gjykate, skenari tashmë i vënë në veprim, është ai i bllokimit. Të gjitha alibitë e hedhura në treg për kërkimin e opinionit të Komisionit të Venecias, s’janë as më shumë e as më pak se sa alibi të turpshme për ti lejuar Edi Ramës të kapë drejtësinë.

Kam disa pyetje publike për të gjithë ata që po na flasin sot për Komisionin e Venecias. Përse nuk e hapën gojën kur në kundërshtim të plotë më Komisionin e Venecias, Edi Rama dhe Rilindja zgjodhën Arta Marku me 69 vota, në kundërshtim më rekomandimin e qartë të Komisionit të Venecias për ta zgjedhur me 84 vota?

Përse nuk e hapën gojën, kur Komisioni i Venecias vulosi qartë që Presidenti nuk kishte shkelur Kushtetutën për anullimin e votimeve moniste të 30 qershorit, ndërkohë një Komision i Kriminalizuar Parlamentar vazhdon të qëndrojë në këmbë edhe pas këtij rekomandimi?

Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që krimi dhe bandat të kenë kapur drejtësinë. Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që oligarkët kanë kapur drejtësinë. Që Edi Rama kap drejtësinë, do të thotë që të korruptuarit kapin drejtësinë. Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që paratë e krimit të kapin drejtësinë.

Strategjia e bllokimit kriminal e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja është në funksion të bllokimit të qëllimshëm të Integrimit Europian të Shqipërisë.

Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që ngritja e Gjykatës Kushtetuese ishte një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatve për anëtaërësim.

Sabotimi i planifikuar dhe me qëllime të poshtra nga rilindja I shërben strategjisë së izolimit të Shqipërisë dhe objektivat e saj të integrimit, si alibi në funksion të strategjiveqë shohin nga e kundërta. Strategjia e bllokimit të Integrimit është në funksion të vazhdimit të pandëshkueshmërisë për fajet e rënda, për të mos lejuar që Gjykata Kushtetuese të gjykojë për aferat qindra milionëshe, që nga ligji I dividentit, teatri kombëtar, etj., në të cilat rilindja dhe Edi Rama janë zhytur këmbë e kokë.

Sot, të gjithë Shqiptarët janë bashkë në thirrjen e vullnetin e tyre, të rreptë e të palëkundur, që rilindja të mbajë larg duart nga drejtësia. Shqiptarët janë bashkë në thirrjen që u bëjnë ndërkombëtarëve që të mos krijojnë asnjë alibi rëmbimit të drejtësisë nga Edi Rama dhe pengimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Ne dhe të gjithë Shqiptarët kërkojmë zbatimin e reformës në drejtësi të miratuar në 21-22 korrik dhe jo kapjen, rrëmbimin dhe vënien e saj në prëhërin e kriminelëve dhe trafikantëve.

Sot ekziston vetëm dy zgjedhje:

Ose vendosja e shtetit të së drejtës

Ose rrëmbimi i tij nga kriminelët.

Shteti i së drejtës është aspirate e vetme e gjithë shqiptarëve, ndërsa rrëmbimi, kapja, është objektivi I të korruptuarve që janë në qeveri, që janë përqark saj, që flasin shqip apo në gjuhë të huaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: