Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:55 të vlefshme për Ligën e Europës, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese.

E tillë është humbja e Arsenalit në Bjellorusi, ku Bate Borisov ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të takimës Dragun në të 45-ën, ndërsa “Topçinjtë” e kanë mbyllur me 10 vetë sfidën pas daljes me karton të kuq të Lakazet.

Humbet edhe Lacio e Strakoshës. Sevilja ka triumfuar 1-0 falë golit të Ben Jeder në të 22-ën, me spanjollët që kanë dominuar italianët, që në këtë sfidë kishin mungesa të shumta.

Interi nuk ndikohet nga telashet e Mauro Ikardit dhe gjunjëzon Rapidin e Vjenës falë golit të Lautaro Martinezit në pjesën e parë, me argjentinasin që ekzekuton saktë nga 11 metrat.

Ja rezultatet e plota të sfidave të orës 18:55

Whatsapp Image 2019 02 14 At 20.59.31
Whatsapp Image 2019 02 14 At 20.59.31

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb