MOSKË- Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) nuk është gati të reduktojë kuotat e prodhimit pavarësisht rënies së fundit të çmimeve dhe mbërritjes së mundshme të naftës iraniane në treg, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i kartelit Abdallah El-Badri.

“Ne nuk jemi të gatshëm për të reduktuar prodhimin tonë”, theksoi ai në një konferencë shtypi në Moskë pasi u takua me ministrin rus të Energjisë, Alexandre Novak. Çmimet e naftës janë përgjysmuar në gjaashtëmujorin e dytë të vitit 2014 dhe pas një stabilizimi në fillim të 2015 lëvizja ka rifilluar këto javët e fundit, pasi çmimet e naftës arritën të martën në Londër nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit shkurt.

Kjo rënie, që ka prekur ndjeshëm vendet e mëdha eksportuese si Rusia, është shkaktuar nga rritja e prodhimit. Analistët e vlerësojnë përgjithësisht rritjen e prodhimit në raport me kërkesë rreth një dhe 1,5 milionë fuçi naftë në ditë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: