Në Meksikë qarkullon prej ditësh si thashethem, por ka nga ata që e bejnë të sigurt. Bosi i narkotrafikut El Chapo Guzman mund të jetë arratisur për herë të tretë nga burgu. Ende lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht, por sipas “Daily Star” lajmi ka mbushur rrjetet sociale.

El Chapo është dënuar me 20 vjet burg në vitin 1993 për vrasje dhe trafik droge.

Herën e parë u arratis në vitin 2001 ku arriti të korruptojë disa gardianë të burgut të sigurisë së lartë ku ai vuante dënimin.

Qeveria e SHBA ofroi 5 milionë dollarë për gjetjen e tij. Ai u arrestua në vitin 2014 në një tunel. Sërish ai u arratis me anë të një tuneli.

Tani ai është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në kufi me SHBA-të, por janë të shumtë ata që besojnë se ai ka ikur sërish nga qelia.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: