Rreth 3 ditë pas arratisjes së “Mbretit” meksikan të drogës, Joaquim Guzman i njohur si “El Chapo”, detaje të tjera dalin nga plani i tij perfekt. El Chapo ka shpenzuar rreth 50 milionë dollarë për të ikur nga burgu meksikan.

Guzman thuhet se i ka paguar rojtarët dhe thjeshtë ka dalë nga burgu nëpërmjet një tuneli 1.5 km të gjatë, shkruajnë mediat britanike.

Policia në Meksikë ka nisur një kërkim gjithëpërfshirës duke ofruar 3.8 milionë dollarë për informatat që do të çonin te kapja dhe arrestimi i sërishëm i El Chapos. Por deri më tani, 3 ditë pas arratisjes, asgjë nuk ka lëvizur nga pika zero.

Guzman u arratis nëpërmjet një vrime të hapur në qelinë e tij, poshtë së cilës ishin hapur një rrjet tunelesh rreth 1.6 kilometra. Tunelet të nxirrnin në një godinë në ndërtim pranë burgut dhe kishin ventilim, ndriçim, madje edhe depozita oksigjeni.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: