Njeriu më i kërkuar në botë, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “Shkurtabiqi” (El Chapo), u arrestua më në fund, pas muajsh të tërë në arrati. Por mediat sot shkruajnë se vendndodhja e meksikanit u zbulua pas një interviste që Shkurtabiqi zhvilloi me aktorin e njohur, Sean Penn. Aktori gjithashtu është nën hetim nga policia meksikane për këtë veprim me supertrafikantin.

Intervista u publikua të shtunën.

Aktori i famshëm e intervistoi njeriun më të kërkuar në botë për revistën “Rolling Stone”.
Por qeveria meksikane e dinte për këtë intervistë dhe po monitoronte çdo lëvizje të Sean Penn.
Guzman u arrestua të premten në veriperëndim të vendit.

Ai u dërgua në të njëjtin burg, të cilin e kishte thyer në korrik, duke realizuar një arratisje spektakolare.

Në intervistën e publikuar të shtunën, hidhet dritë mbi një figurë gati mitike.
Intervista është ndërmjetësuar nga aktorja meksikane, Kate del Castillo, e cila vetë luan rolin e një ‘mbretëreshe droge’ në një telenovelë meksikane.

Penn thotë në intervistë se Shkurtabiqi dërgoi inxhinierë në Gjermani për tre muaj, për t’u trajnuar se si të shmangnin problemet kur të gërmonin për tunelin pranë një vendi ku kalonte uji.
Ende nuk dihet se si udhëtoi aktori drejt xhunglës, ku u zhvillua intervista.

Mendohet se intervista zgjati shtatë orë dhe Penn nuk kishte me vete laps, letër apo pajisje regjistruese.
Penn thotë se Shkurtabiqi nuk kishte ndonjë interes për politikën.
“Unë furnizoj me heroinë, metamfetaimë, kokainë dhe marijuanë më shumë se kushdo në botë. Kam një flotë me nëndetëse, avionë, kamionë dhe anije,” tha Shkurtabiqi.
“Për fat të keq, droga të shkatërron. Ky është realitet,” tha Shkurtabiqi.
“Megjithatë, aty ku jam rritur, nuk kishte asnjë alternativë tjetër për jetesën dhe nuk ka as sot”.
“Nëse unë nuk do ekzistoj, nuk është e thënë të ketë më pak drogë në qarkullim”.
Për ironi, Shkurtabiqi tha se Donald Trump është miku i tij, edhe pse komentet e tij kanë ofenduar meksikanët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: