Udhëheqësi i arratisur i një nga karteleve më të mëdha të drogës, meksikani Joaquin Guzman El Chapo thuhet se u ka dërguar një letër kërcënuese anëtarëve të ISIS. Ai i ka adresuar letrën liderit të organizatës terroriste Ebu Bekr Al- Baghdadi pasi sipas tij, xhihadistët kanë shkatërruar njërën nga dërgesat e kartelit të tij.

Shefi i kartelit Sinaloa tha se është e qartë se Shteti Islamik ka bërë një gabim duke shkatërruar ngarkesat e drogës.

“Ju nuk jeni ushtarë. Njerëzit e mi do t’ju shkatërrojnë. Zoti juaj nuk mund t’iu ruajë nga terrori që njerëzit e mi mund të bëjnë ndaj jush nëse vazhdoni t’i prekni operacionet e mia”, thuhet në letrën që ka shkruar El Chapo e publikuar në websajtin cartelblog.com. Siti citon një blog meksikan që ka lidhje të ngushta me kartelin Sinaloa.

Deri më tani nuk konfirmohet autenticiteti i letrës. El Chapo është bërë njëri ndër liderët kryesorë të drogës në vitin 2003, besohet se ai tetë vjet më vonë ka zëvendësuar Pablo Escobar, dileri më i njohuri në botë.

El Chapo e kërkon Meksika, Interpoli dhe SHBA që kanë dhuruar pesë milionë dollarë shpërblim për informatat se ku fshihet ai. Këtë vit El Chapo ka ikur nga burgu nëpërmes një tuneli të gjatë 1.5 kilometra që anëtarët e kartelit të tij e kanë paguar 50 milionë dollar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: