SPANJË

Barcelona është finalistja e parë e Kupës së Mbretit, teksa ka arritur një fitore fantasike duke mposhtur Realin e Madridit me rezultatin 3-0 në “Bernabeu”.

Rezultati pas 45 minutave të para të takimit ishte i mbërthyer në shifrat e bardha 0-0. Pjesa e parë ka dhuruar emocione të shumta, ndërsa më pranë golit kanë qenë madrilenët, që me Vinicius dhe Benzema kanë shpërdoruar dy mundësi të arta.

Me fillimin e pjesës së dytë, Barcelona ka qenë asfiksuese. Luis Surez ka shënuar një gol të shkëlqyer në minutën e 50-të duke lënë të shtangur portierin Kejlor Navas, me këtë të fundit që nuk e ka parë fare topin të niset.

Fatet e kësaj gjysmëfinaleje u vulosën shumë shpejt, pasi Barcelona ka gjetur golin e dytë. Sërish nga këmbët e Dembele, që shpërthen në krahun e djathtë dhe harkon në shtyllën e dytë për Luis Suarez, me uruguajanin që dylufton me Kasemiron e Varan, me të parin që e shtyn topin në në rrjetë në minutë 69-të.

Por Suarez do të fitojë dy minuta më pas një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Kasemiros dhe nga pika e bardhë është vetë uruguajani ai që shënon, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i dhënë Barcelonës një vend në finale, ndërsa Reali largohet kokulur pas një humbjeje të rëndë në shtëpi, humbje që konfirmon dhe njëherë situatën aspak të mirë që po kalojnë madrilenët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb